6 mënyra se si ta mposhtësh ankthin e takimeve romantike

6 mënyra se si ta mposhtësh ankthin e takimeve romantike

Nëse ideja për t'u takuar me dikë të ri për darkë ose për të pirë diçka të bën të ndihesh në panik, mirë se erdhe në klub!

Gjetja e një lidhje romantike mund të provokojë ankthin për një milion arsye. Më lejoni të numëroj vetëm disa: aplikacionet e dating, shkëmbimi i numrave në kohë reale, stëranalizimi i çdo mesazhi që merr dhe dërgon (shumë emoji? A ka mjaftueshëm emoji? Pse thjesht i bën like mesazhit pa u përgjigjur!?) 

I gjithë sikleti që rrethon këto situata, mund të të bëjë t’i shmangësh takimet fare, edhe nëse gjetja e një lidhje romantike është e rëndësishme për ty. Por e di çfarë? Nuk ke pse bën kompromis me një jetë romantike koti. Ti meriton të gjesh dashurinë, shoqërinë dhe të gjitha gjërat e tjera të këndshme që vijnë së bashku me të pasurit një partner.

Nëse do të rrisësh vetëbesimin dhe pëmirësosh mënyrën si ndihesh për takimet romantike, është koha të marrësh frymë thellë, të fshish atë mesazhin që ke hartuar për të anulluar takimin, dhe të lexosh më poshtë disa këshilla që mund të ndihmojnë.

Krijo një rutinë relaksi për para dhe pas takimit 

Para se të dalësh në takim, bëj diçka që të qetëson. Mund të jetë aktiviteti fizik, meditimi, leximi, ose thjesht të dëgjosh muzikë së qetë. Pas takimit, jepi vetes kohë për të reflektuar mbi takimin dhe për të bërë diçka tjetër relaksuese. Kjo ndihmon në qetësimin e ndjenjave të ankthit dhe përgatitjen për të vijuar me pjesën tjetër të ditës ose natës.

Kushtoji vëmendje mendimeve që ke 

Shpesh, ankthi rreth takimeve vjen nga mendime negative që mund të kemi për veten ose situatën. Vrojto se çfarë po mendon përpara, gjatë, dhe pas takimit. Nëse zbulon se mendimet janë negative, sfidoji ato. Pyet veten: "A janë këto mendime realisht të vërteta?" dhe "Çfarë do të më thoshte një shoqe/shok për këto mendime?"

Vendos pritshmëri reale 

Është e rëndësishme të kujtojmë se jo çdo takim do të jetë perfekt apo do të çojë në një marrëdhënie afatgjatë. Vendos pritshmëri realiste për takimin dhe lejo veten të shijosh procesin pa u shqetësuar shumë për rezultatin.

Ndrysho perspektivën që ke rreth takimeve 

Shihi takimet si një mundësi për të mësuar diçka të re, jo vetëm për personin tjetër, por edhe për veten. Çdo takim është një përvojë që të ndihmon të rritesh dhe të zhvillohesh si individ.

Krijo një plan sigurie

Gjithmonë është mirë të kesh një plan sigurie. Informo një shok/shoqe ose anëtar të familjes për planin tënd dhe vendin ku do të jesh. Kjo shton një shtresë sigurie dhe të ndihmon të ndihesh më i/e qetë.

Mos e merr personale

Nëse takimi nuk shkon siç ke pritur, mos e merr personale. Nuk është faji yt, dhe nuk do të thotë se ka diçka të gabuar me ty. Njerëzit janë të ndryshëm, dhe jo çdo takim do të çojë në diçka më të madhe.

Për ta mbyllur…

Ankthi i takimeve romantike është i zakonshëm, por nuk duhet të të pengojë të eksplorosh marrëdhëniet dhe të gëzosh jetën tënde sociale. Duke krijuar rutina relaksi, duke vëzhguar dhe sfiduar mendimet negative, duke vendosur pritshmëri realiste, duke ndryshuar perspektivën tënde rreth takimeve, duke krijuar një plan sigurie dhe duke mos e marrë personalisht, mund të menaxhosh më mirë ndjenjat e ankthit dhe të kesh përvoja më pozitive. Kujtohu, rruga drejt dashurisë dhe lidhjeve të shëndetshme është një udhëtim, dhe çdo hap në këtë udhëtim është një mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur.

💬 Hapi i parë drejt një shëndeti mendor më të mirë është shpesh më i vështiri, por Bliss është këtu për të të mbështetur gjatë gjithë rrugës. Konsultohu me një psikolog online të verifikuar në bliss.al. 💜

Read more

Tags