Bliss shpallet fitues i Grant 2025

Bliss shpallet fitues i Grant 2025

Me shumë gëzim dhe mirënjohje ndajmë me ju një lajm që shënon një moment të rëndësishëm për Bliss: jemi përzgjedhur si fitues të Grant 2025 nga Startup Albania dhe Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit!

Kjo është hera e parë që Bliss merr një financim të tillë nga një institucion shtetëror, dhe për një startup si i yni, që ka funksionuar deri tani me burime të kufizuara dhe përkushtim të palodhur, kjo mbështetje financiare përfaqëson shumë më tepër se sa thjesht një grant: është një konfirmim i rëndësishëm që kauza jonë ka vlerë dhe meriton të mbështetet.

Si do të na ndihmojë ky grant?

Që nga dita e parë, Bliss ka lindur me një mision të qartë: të bëjmë terapinë më të aksesueshme, më të përballueshme dhe më pak stigmatizuese për komunitetet që zakonisht mbeten jashtë këtij kujdesi, veçanërisht për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Ne e dimë sa e vështirë është të gjesh një psikolog që flet gjuhën tënde, kupton kontekstin tënd kulturor dhe ofron ndihmë pa paragjykim.

Ky grant do të na ndihmojë të:

  • Përmirësojmë platformën tonë teknologjike me veçori të reja dhe më shumë stabilitet
  • Zgjasim funksionalitetet e aplikacionit për përdoruesit dhe psikologët
  • Zgjerim aksesin në terapinë online për komunitete të margjinalizuara dhe të shpërndara në diasporë
  • Edukojmë dhe ndërgjegjësojmë publikun për rëndësinë e shëndetit mendor, përmes aktiviteteve, fushatave dhe përmbajtjes edukative

Një mbështetje që tejkalon financimin

Për ne, ky grant nuk është thjesht një mbështetje financiare - është një mesazh i qartë që iniciativat për shëndetin mendor kanë filluar të marrin seriozisht vëmendjen që meritojnë edhe në nivel institucional. Ka qenë një rrugëtim jo gjithmonë i lehtë: stigma, mungesa e financimeve dhe indiferenca institucionale kanë qenë barriera të vazhdueshme për shumë organizata që merren me shëndetin mendor.

Por me këtë hap të parë, ndjejmë se diçka po ndryshon. Dhe ne jemi të vendosur të jemi pjesë e këtij ndryshimi.

Mirënjohje për ata që na kanë mbështetur

Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa besimin dhe përkrahjen që kemi marrë nga komuniteti ynë: përdoruesit që na kanë besuar me historitë e tyre personale, psikologët që kanë zgjedhur të bëhen pjesë e Bliss, partnerët tanë që kanë parë potencialin tek ne, dhe të gjithë ata që na kanë inkurajuar edhe në momentet kur gjithçka dukej e vështirë.

Faleminderit që na qëndruat pranë. Kjo është një fitore e përbashkët.

Përpara me guxim, ndjeshmëri dhe inovacion

Kemi shumë plane për të ardhmen: nga zhvillimi i një përputhjes me AI, te zgjerimi në tregje të tjera të diasporës, e deri te bashkëpunimet me kompani për ta ofruar Bliss si një përfitim për punonjësit. Por më e rëndësishmja, nuk do të ndalemi së ndërtuari një platformë që vërtet përfaqëson kujdesin emocional që çdo individ meriton.

Read more

Tags