Bliss sjell terapinë online në vendin e punës: Raiffeisen Bank Shqipëri udhëheq tregun me një model të ri të kujdesit për punonjësit

Bliss sjell terapinë online në vendin e punës: Raiffeisen Bank Shqipëri udhëheq tregun me një model të ri të kujdesit për punonjësit

Në një hap pionier për tregun shqiptar të punës, Raiffeisen Bank Shqipëri është bërë kompania e parë në vend që ofron mbështetje psikologjike përmes terapisë online, si pjesë e programit të mirëqenies për punonjësit e saj. Ky shërbim ofrohet në bashkëpunim me Bliss, platformën e parë shqiptare të terapisë online, duke vendosur një standard të ri për kujdesin ndaj shëndetit mendor në mjedisin e punës.

Një qasje moderne dhe njerëzore ndaj mirëqenies në punë

Kjo nismë përfaqëson zgjerimin më të fundit të Programit të Mirëqenies së Raiffeisen Bank Shqipëri  si një punëdhënësi që ka ndërtuar një kulturë pune të shëndetshme, me fokus tek balanca, motivimi dhe angazhimi i stafit.

Terapia online ofron mbështetje tërësisht anonime, konfidenciale dhe fleksibile, duke i mundësuar punonjësve të kërkojnë ndihmë në momentin që e ndjejnë të nevojshme, pa barriera fizike, kohore apo stigmatizuese. Seancat zhvillohen me rrjetin e psikologëve të licencuar nga Shqipëria dhe diaspora, ku përdoruesit mund të përzgjedhin psikologun dhe formatin që preferojnë për seancat e këshillimit, me video, audio apo mesazhe, duke ofruar një përvojë të personalizuar.

Një investim real në njerëz

“Raiffeisen ka treguar një vizion të jashtëzakonshëm duke qenë kompania e parë në Shqipëri që e sjell terapinë online si një benefit real për punonjësit,” – u shpreh Jona Doda, themeluese e Bliss.“Kjo është një nismë domethënëse që ndihmon në ndërtimin e kulturave pune më të shëndetshme dhe në normalizimin e kujdesit për shëndetin mendor në vendin e punës.”

“Kjo është një nismë domethënëse që ndihmon në ndërtimin e kulturave pune më të shëndetshme dhe në normalizimin e kujdesit për shëndetin mendor në vendin e punës.” u shpreh Kleida Muslija, Drejtore e Zhvillimit dhe Menaxhimit te Talenteve në Raiffeisen Bank.

Raiffeisen Bank është prej vitesh ndër kompanitë me treguesit më të lartë të angazhimit të punonjësve, dhe nisma të tilla konfirmojnë përkushtimin e saj për të sjellë praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e mirëqenies.

Pse kujdesi për shëndetin mendor në punë ka rëndësi

Sipas të dhënave të EBRD-së, mbi 50% e shqiptarëve kanë përjetuar simptoma të shëndetit mendor si ankth, stres apo depresion të paktën një herë në javë. Megjithatë, Shqipëria ka vetëm 1.29 psikologë për 100,000 banorë, shumë më pak se vendet e rajonit.

Në këtë realitet, platformat e terapisë online si Bliss bëhen një mjet i domosdoshëm për të rritur aksesin dhe për të thyer barrierat që lidhen me stigmën dhe mungesën e mbështetjes profesionale. Në mjedisin e punës, këto sfida reflektohen drejtpërdrejt në produktivitet dhe motivim. Sipas studimeve të WHO, humbjet ekonomike të lidhura me sfidat emocionale arrijnë në 1 trilion dollarë në vit globalisht, ndërsa kompanitë që investojnë në mirëqenie shohin kthim deri në katërfish të investimit përmes rritjes së angazhimit dhe uljes së mungesave.

Një bashkëpunim me ndikim afatgjatë

Partneriteti midis Raiffeisen Bank Shqipëri dhe Bliss synon të:

  • forcojë kujdesin psikologjik si pjesë të politikave të mirëqenies;
  • zhvillojë workshope dhe nisma ndërgjegjësimi për stafin;
  • ndërtojë një kulturë pune më të ndërgjegjshme dhe të shëndetshme.

Ky bashkëpunim vendos një standard të ri në tregun shqiptar, duke e kthyer kujdesin për shëndetin mendor nga tabu në prioritet – dhe duke dëshmuar se kujdesi për njerëzit është investimi më i vlefshëm i një kompanie.

Bliss: Teknologji, empati dhe mision social

Bliss është platforma e parë në gjuhën shqipe që ofron terapi online për shqiptarët kudo që ndodhen. Ajo lidh individët me psikologë të licencuar përmes një platforme të sigurt dhe të lehtë për t’u përdorur, duke ofruar fleksibilitet, anonimitet dhe zgjedhje sipas nevojave personale.

Në më pak se një vit, Bliss është përdorur nga mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, me 40 ekspertë të licencuar aktivë. Përveç Raiffeisen Bank Shqipëri, Bliss është zgjeruar me bashkëpunime ndërkombëtare, përfshirë WeLoveMondays, kompani që punon me mbi 400 biznese nordike për mirëqenien e punonjësve.

Read more

Tags