A kam Çrregullim Shmangës të Personalitetit apo thjesht jam i turpshëm?

A kam Çrregullim Shmangës të Personalitetit apo thjesht jam i turpshëm?
Çrregullimi Shmangës i Personalitetit

Njerëzit i shmangin shpeshherë situatat shoqërore. AVPD është ndryshe.

Videot në TikTok që flasin për simptomat e Çrregullimeve Shmangëse të Personalitetit (Avoidant personality disorder - AvPD) janë  frikshëm të lidhura me të vërtetën. Je duke shmangur situatat shoqërore dhe ndihesh i pasigurt? Uh, po. Kam qenë aty. Nuk dëshiron të ndërveprosh me njerëzit sepse kritika të prek shumë? Sigurisht. Jam unë. Por, edhe pse përmbajtja të bën të ndihesh ashtu, realiteti është se sipas një shqyrtimi të kërkimeve të botuar në 2018, vetëm rreth 1.5 deri në 2.5% e njerëzve vërtet kanë këtë çrregullim personaliteti.

Megjithatë, nëse ato video të lënë në dyshim, Prit, a kam unë AVPD ? Përgjigja është ndoshta—por, gjithashtu, ndoshta jo. Tek sa mund të shmangësh situatat shoqërore kur nuk ndihesh mirë, njerëzit me AVPD refuzojnë të shfaqen në evente si festat, mbledhjet e punës, dhe vendet publike si dyqani ushqimor sepse ata vërtet besojnë se të tjerët nuk do t'i pranojnë ata ose do të tallen me ta. Kryesisht, ata janë të frikësuar nga refuzimi në të gjitha fushat e tyre të jetës, thotë psikologu klinik licensuar Quintin Bailey, PsyD. Kjo gjë mund të ndikojë në punën ose shkollën e tyre, në marrëdhëniet e tyre me miqtë dhe familjen, dhe në synimet e tyre personale, shpjegon Dr. Bailey.

Më poshtë ne do të shpjegojmë më shumë se çfarë është Çrregullimi Shmangës i Personalitetit, çfarë mund ta shkaktojë atë, dhe si trajtohet.

Një gjë e shpejtë para se të zhytemi në detaje: Shëndeti mendor është kompleks dhe çdo person ka një përvojë unike, kështu që mos bëni autodiagnozë vetëm sepse keni lexuar disa artikuj në internet (megjithatë, ne e vlerësojmë që keni ndaluar të mësoni disa gjëra). Nëse kjo ju rezonon, konsiderojeni si një pikë nisjeje në udhëtimin tuaj për t’u kujdesur për veten. OK, le të fillojmë...

Pra, çfarë është çrregullimi shmangës i personalitetit (AvPD)?

Disa profesionistë të shëndetit mendor e shohin AVPD si një formë më të rëndë të çrregullimit të ankthit social, një gjendje ku njerëzit shmangin situatat shoqërore sepse janë të frikësuar të vlerësohen ose të turpërohen, por sipas Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve të Shëndetit Mendor (DSM-5-TR), AVPD është diçka e veçantë.

Sigurisht, ka shumë përplasje këtu, por dikush me AVPD është në përgjithësi i frikësuar nga shoqërimi në një nivel më të thellë se dikush që përpiqet të përballët me ankthin social. Ata janë të bindur se do të refuzohen, thotë psikologia Shirley Yen, PhD, presidente e Shoqatës Amerikane për Studimin e Çrregullimeve të Personalitetit dhe profesore psikologjie në Shkollën Mjekësore Harvard dhe Qendrën Mjekësore Beth Israel Deaconess. “[Njerëzit me ankth social] mund të kenë frikë të flasin në grupe që nuk i njohin ose me bashkëmoshatarët e tyre, por ata mund të flasin në shtëpi me familjen e tyre,” shpjegon Dr. Yen. “Me çrregullimin shmangës të personalitetit, kjo gjë mund të shfaqet edhe në marrëdhëniet e tyre intime.”

Në përgjithësi, njerëzit me AVPD kanë vetëbesim të ulët dhe jetojnë jetën e tyre duke u munduar të shmangin çdo mundësi që të përjashtohen nga të tjerët—edhe pse ata kërkojnë pranimin, sipas Shoqatës Amerikane për Psikologjinë. 

Për të marrë një diagnozë zyrtare të AVPD kërkohet të përmbushen të paktën katër nga shtatë kriteret e përcaktuara në DSM-5-TR. (Jo të gjithë profesionistët e shëndetit mendor pajtohen me treguesit e DSM-5-TR për çrregullimet e personalitetit. Por, për momentin, kjo është ajo me të cilën jemi duke punuar.) Kjo mund të përfshijë ikjen nga aktivitetet e punës për të shmangur kritikën/mospajtimin/refuzimin, mendimin se janë të dobët në komunikim shoqëror ose si person, ndjenjën se nuk mund të kontrollojnë shqetësimin për atë që të tjerët mendojnë për ta, dhe refuzimin e përvojave të reja sepse nuk duan të turpërohen. Dhe, siç ndodh me çrregullimet e tjera të personalitetit, AVPD zakonisht diagnostikohet vetëm te personat 18 vjeç e më sipër pasi personalitetet e fëmijëve ndryshojnë shumë, thotë psikologu Andrew Twardon, PhD, drejtor i Qendrës së Trajtimit Intensiv të Çrregullimeve të Personalitetit në Mount Sinai.

Kur dikush me AVPD planifikon të (ose thjesht duhet të) bëjë diçka shoqërore, ata shpesh përgatiten për orë të tëra, duke shqyrtuar çfarë mund të ndodhë dhe duke praktikuar si të flasin dhe si të sillen, sipas një kërkimi të botuar në Revistën e Psikologjisë Klinike. Dhe kur përfundojnë së ballafaquari me njerëzit, ankthi është ende i pranishëm. Edhe diçka relativisht e vogël, mënyra se si terapistja i shikon në kohën gjatë një seance, mund t'i bëjë ata të ndihen të padëshiruar, thotë Dr. Bailey. Përveç kësaj, frika e tyre nga vlerësimi  mund të bëjë që të jetë e vështirë të flasin ose të thellohen me të tjerët nëse ata nuk e dinë që këta të fundit do t'i pranojnë ata, sipas DSM-5-TR. Kështu që, në vend të përpjekurit për të biseduar, ata mund të përpiqen më mirë të “kamuflohen” (të shmangin kontaktin vizual, të mbajnë kokën poshtë, ose të fshihen) sepse nuk dëshirojnë të vihen re, sipas të njëjtit kërkim në Revistën e Psikologjisë Klinike.

DSM-5-TR nuk thotë saktësisht sa kohë duhet të vazhdojnë këto simptoma për të justifikuar një diagnozë të AVPD, por këto simptoma nuk janë thjesht diçka që ndodh vetëm një herë. Në vend të kësaj, ato do të duhet të zgjasin për një kohë të caktuar në një numër të madh fushash të jetës së një personi. Shpeshherë të paktën dy vjet, thotë Dr. Twardon.

Çfarë e shkakton çrregullimin shmangës të personalitetit?

Ende nuk është e qartë çfarë mund ta shkaktojë ose të çojë në AVPD, por  ndoshta një kombinim i faktorëve si gjenet dhe gjërat që ndodhin në fëmijëri, sugjeron një shqyrtim i kërkimeve. Një studim gjeti një lidhje mes simptomave të AVPD dhe historive të abuzimit seksual ose të bullizmit. Teoria është se kur dikush është abuzuar emocionalisht ose neglizhuar si fëmijë (pavarësisht nëse është abuzim seksual, bullizim, ose diçka tjetër), ata janë më të prirur të besojnë që njerëzit do t’i refuzojnë ose do të bëjnë shaka me ta automatikisht, thotë Dr. Bailey. "Përmes këtij këndvështrimi mund të shohim që AVPD përdorët si një strategji mbijetese nga fëmijëria që nuk e mban më të sigurt në rritje dhe bëhet burim i vuajtjes".

Si trajtohet çrregullimi shmangës i personalitetit?

Duke qenë se dikush me çrregullimin shmangës të personalitetit, zakonisht shmanget, ata mund të mos jenë aq të kënaqur me idenë e kërkimit të ndihmës, thotë Dr. Yen. Por mënyra më e mirë për të trajtuar këtë problem është duke punuar me një profesionist të shëndetit mendor që mund t’ju ndihmojë të gjeni çfarë e shkakton frikën e refuzimit dhe si ta trajtoni atë.

Nuk ka një terapi standarde që është provuar për të trajtuar çrregullimin shmangës të personalitetit, por disa mënyra mund të ndihmojnë. Një opsion është terapia kognitive e sjelljes (CBT), që mëson njerëzit si të sfidojnë mendimet dhe sjelljet e tyre me gjëra si ekspozimi, thotë Dr. Yen. Po, kjo do të thotë të marrësh pjesë në evente shoqërore dhe të njihesh me njerëzit në vend të shmangies.

Medikamentet për shëndetin mendor, duke përfshirë ilaçe anti-ankthi ose antidepresantë, mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave, shton Dr. Yen.

Megjithatë, ju nuk keni nevojë të keni çrregullimin shmangës të personalitetit për të kërkuar mbështetje për simptomat e ngjashme me AVPD, thotë Dr. Bailey. Nëse keni frikë për të bërë diçka shoqërore, biseda me një profesionist të shëndetit mendor vërtet mund të ndihmojë.

Po, mund të duket frikësuese, por kërkesa për trajtim mund të ndihmojë në zvogëlimin e simptomave tuaja më shumë se sa mendoni, thotë Dr. Bailey. "Unë kam pasur kënaqësinë të vëzhgoj rrugëtimin shërues të shumë njerëzve që vijnë në zyrën time të cilët kanë përmbushur kriteret për një çrregullim personaliteti dhe largohen më pas pa i përmbushur ato kritere" shënon ai. Duhet ta provoni!

Çdo informacion i publikuar në këtë faqe interneti nuk synon të zëvendësojë këshillat mjekësore. Gjithmonë konsultohuni me një profesionist të kualifikuar të shëndetit për çdo pyetje ose shqetësim në lidhje me shëndetin tuaj mendor.

Read more

Tags