Si funksionon terapia (dhe çfarë të presësh kur e ke për herë të parë)

Terapia është një proces që synon të ndihmojë individët të përballojnë sfidat emocionale, psikologjike dhe sociale. Për ata që e provojnë për herë të parë, është normale të përjetojnë një ndjenjë pasigurie ose frikë nga e panjohura. Ky artikull ka për qëllim të ofrojë një udhëzues bazë mbi funksionimin e terapisë, çfarë të presësh dhe si të menaxhosh pritshmëritë për të maksimizuar përfitimet e saj.
Çfarë është terapia dhe si funksionon?
Terapia, njohur ndryshe si këshillimi psikologjik, është një proces bashkëpunimi midis një terapisti/e të kualifikuar dhe klientit, për të eksploruar dhe trajtuar çështje psikologjike, emocionale ose sociale. Si funksionon terapia? Gjatë seancave përfshihen biseda të hapura dhe të sinqerta, ku klienti ndan ndjenjat, mendimet dhe sjelljet e tij/saj me qëllim të kuptimit dhe menaxhimit të tyre në një mënyrë më të shëndetshme.
Çfarë të presësh në seancat e para?
Në seancat e para, terapisti/ja zakonisht do të përpiqet të krijojë një mjedis të sigurt dhe mbështetës, ku mund të ndash ndjenjat dhe shqetësimet pa frikën e gjykimit. Këto seanca fillestare janë të rëndësishme për të vendosur një marrëdhënie besimi dhe për të përcaktuar objektivat e terapisë.
- Vlerësimi fillestar: Terapisti/ja do të bëjë pyetje për të kuptuar sfidat me të cilat po përballesh, historinë tënde të shëndetit mendor dhe fizik, si dhe pritshmëritë e tua nga terapia.
- Përcaktimi i qëllimeve: Bashkë me terapistin/en, do të vendosni qëllime të qarta dhe të arritshme, të cilat do të udhëheqin procesin e terapisë.
- Konfidencialiteti: Çdo gjë që ndahet gjatë seancave të terapisë mbetet konfidenciale, përveç rasteve kur ekziston një kërcënim i menjëhershëm për sigurinë e jetës suaj ose të të tjerëve.
Si të përgatitesh për terapinë?
- Mendo objektivat: Para se të fillosh, është e dobishme të kesh një ide të qartë se çfarë dëshiron të arrish nga terapia.
- Tregohu e/i sinqertë: Terapia funksionon më mirë kur jeni të hapur dhe të sinqertë me ndjenjat dhe përvojat tuaja.
- Mos ki frike të bësh pyetje: Është ok nëse ke pyetje ose shqetësime rreth procesit të terapisë. Terapisti/ja është aty për të ndihmuar dhe sqaruar çdo gjë për ty.
Nga çfarë nuk duhet të kesh frikë?
- Paqartësia: Ndjenja fillestare e pasigurisë është normale, por me kalimin e kohës, do të ndihesh më qetë dhe më komod me terapisti/en tuaj.
- Të flasësh për çështje të vështira: Terapistët janë trajnuar për të trajtuar një gamë të gjerë çështjesh dhe gjasat janë që nuk është hera e parë që merren me situata të ngjashme me ty. Ata janë aty që të të ndihmojnë klientët të përballesh me problemet në një mënyrë të shëndetshme.
- Ndryshimi: Terapia mund të çojë në ndryshime në mënyrën se si mendon dhe vepron, që mund të jetë sfiduese por është pjesë e procesit të shërimit.
Për ta përmbyllur…
Fillimi i terapisë është një hap i madh në kujdesin për veten dhe shëndetin mendor. Është një rrugëtim që kërkon kohë, përpjekje dhe angazhim, por përfitimet që vijnë nga të kuptuarit dhe menaxhimi i sfidave emocionale janë të vyera. Terapia nuk është vetëm për të trajtuar probleme specifike; ajo është gjithashtu një mjet për të rritur vetëdijen, për të forcuar marrëdhëniet dhe për të ndërtuar një jetë më përmbushëse dhe të lumtur.
💬 Hapi i parë drejt një shëndeti mendor më të mirë është shpesh më i vështiri, por Bliss është këtu për të të mbështetur gjatë gjithë rrugës. Konsultohu me një psikolog online të verifikuar në bliss.al. 💜