Si Ndikon Trauma në Trurin e Njeriut?

Ndikimet Neurobiologjike të Traumës
A e dini se studimet neurobiologjike kanë treguar që trauma mund të ndryshojë si strukturën ashtu edhe funksionin e trurit, duke shkaktuar pasoja afatgjata në shëndetin mendor dhe emocional? Kjo do të thotë se zonat që lidhen me përpunimin e emocioneve, kujtesën dhe rregullimin e stresit janë thellësisht të prekura nga ato çka ne përjetojmë.
Amigdala dhe Përgjigja ndaj Frikës
A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse pas një eventi traumatike shpeshherë kemi një rritje të ndjenjës së frikës dhe ankthit?
Kjo ndodh sepse Amigdala, pjesa e trurit që merret me përpunimin e emocioneve dhe reagimin ndaj frikës dhe kërcënimeve, bëhet hiperaktive pasi një person kalon një traumë, duke çuar në:
- Rritjen e ndjenjës së alarmimit dhe ankthit
- Reagime të ekzagjeruara ndaj stresit
- Vështirësi në dallimin e kërcënimeve reale nga ato të perceptuara
Kjo është arsyeja pse personat që kanë kaluar trauma shpesh përjetojnë ndjenja të vazhdueshme frike, paniku ose shqetësimi konstant edhe në situata të sigurta.
Hipokampusi dhe Ndikimi në Kujtesë
Po pse fillojmë të harrojmë gjërat pas eventeve traumatike? A ka të bëjë vetë trauma me kujtesën apo harresën?
Në trurin tonë gjendet një zonë përgjegjëse për kujtesën dhe orientimin kohor, e cila quhet Hipokampus. Trauma mund të shkaktojë tkurrjen e kësaj zone, gjë që sjell:
- Fragmentimin e kujtimeve
- Vështirësi në kujtimin e ngjarjes traumatike në mënyrë të organizuar
- Deshtimin për të dalluar të kaluarën nga e tashmja
- Përvoja si flashback
- Ndjenja sikur trauma po ndodh përsëri
Korteksi Prefrontal dhe Kontrolli Emocional
Pse ndihem sikur nuk e përballoj dot stresin? Pse humb kontrollin shpejt dhe tentoj të tërhiqem nga realiteti?
Korteksi prefrontal është pjesa e trurit që ndihmon në:
- Rregullimin e emocioneve
- Marrjen e vendimeve
- Vetëkontrollin
Trauma e godet këtë zonë, duke shkaktuar:
- Vështirësi në menaxhimin e emocioneve
- Reagime impulsive dhe të pakontrolluara ndaj stresit
- Mungesë të fleksibilitetit në mendim dhe sjellje
Sistemi i Përgjigjes ndaj Stresit
Aksi Hipotalamus-Hipofize-Adrenale (HHA), sistemi kryesor i trurit që kontrollon përgjigjen ndaj stresit, mund të ndikohet nga trauma duke shkaktuar:
- Nivele të larta të kortizolit (hormoni i stresit)
- Ankth të vazhdueshëm
- Lodhje dhe shqetësime në gjumë
- Ndjesi të vazhdueshme tensioni
- Ndjenjë mpirjeje emocionale (dissociation)
Lidhjet Ndërmjet Hemisferave
Trauma mund të shkaktojë ulje të lidhjeve nervore në zonën e Kallozumit, e cila është struktura që lidh hemisferën e majtë dhe atë të djathtë të trurit. Kjo ndikon në:
- Përpunimin e emocioneve
- Aftësinë për të shprehur me fjalë ndjenjat
- Dallimin mes përvojave reale dhe kujtimeve të traumës
A Ka Shpresë për Rikuperim?
Po! Pavarësisht sa e rëndë mund të duket barra e traumës, është e rëndësishme të kujtojmë se shërimi është i mundur. Truri ynë ka një aftësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar dhe përshtatur veten - neuroplasticiteti na jep mundësinë të:
- Rimëkëmbemi
- Rikthejmë ekuilibrin
- Rindërtojmë jetën tonë
Nuk ka një rrugë të vetme drejt rikuperimit, por ka gjithmonë një rrugëdalje. Trauma nuk e përcakton kush jemi; ajo është një pjesë e historisë sonë, por jo fundi i saj. Me ndihmën e duhur, me dhembshuri ndaj vetes dhe me hap pas hapi, është e mundur të ndërtojmë një jetë ku dhimbja nuk është më ajo që na drejton, por thjesht një kujtim nga i cili kemi mësuar dhe jemi rritur.
Kërko Ndihmë Profesionale
Nëse ju ose dikush që njihni po përballeni me pasojat e një traume, është e rëndësishme të dini se nuk jeni vetëm. Në Bliss, psikologët tanë të specializuar janë këtu për t'ju ndihmuar në rrugëtimin tuaj drejt shërimit.
👉 Regjistrohu falas në Bliss dhe fillo të flasësh me një psikolog që të kupton dhe mund të të ndihmojë të kapërcesh efektet e traumës.
Çdo informacion i publikuar në këtë faqe interneti nuk synon të zëvendësojë këshillat mjekësore. Gjithmonë konsultohuni me një profesionist të kualifikuar të shëndetit për çdo pyetje ose shqetësim në lidhje me shëndetin tuaj mendor.