Si t'i kapërcesh "Sunday Blues"

Nuk ka ndjesi më të fantastike se ajo e së premtes pasdite – e gjithë fundjava është përpara jush dhe mundësitë duken të pafundme. Por, fundjava nuk duket kurrë mjaftueshëm e gjatë dhe, para se ta kuptoni, është e dielë.
E këtu fillojnë Sunday Blues (ose "Frika e të Dielës,"). Shumë prej jush janë të njohur me gamën e emocioneve dhe ndjenjave që shoqërohen me Sunday Blues: nervozizëm, shqetësim, ndjenjë ankthi, trazirë, dhe ndjenja frike për të hënën që po vjen. Ajo që ndieni në të vërtetë është ankthi parashikues, i cili përshkruhet si ndjenja frike ose shqetësimi rreth gjërave që ende nuk kanë ndodhur. E diela gjithmonë do të vijë, por ne kemi disa këshilla për t’ju ndihmuar.
Hapi i parë për të përballuar Blutë e të Dielës është të mendoni për atë që ju bën të ndiheni të shqetësuar – është lista juaj e detyrave për punë? Një test i madh që po afrohet? Një bisedë e vështirë me shefin tuaj? Provoni të përcaktoni saktësisht çfarë rreth së hënës ose javës që vjen po ju bën të ndiheni kështu. T'i vendosësh emër asaj që po shkakton Sunday Blues mund t’ju ndihmojë të menaxhoni ndjenjat tuaja.
Nëse dëshironi të shkoni një hap më tej, shkruani atë që ju shqetëson dhe merrni pak kohë për të krijuar zgjidhje, në mënyrë që kur të përballeni me ato detyra, të keni një plan gati. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni si në avantazh ndaj problemit, në vend që të ndiheni të pafuqishëm dhe ky ndryshim perspektive do të përmirësojë humorin tuaj. Nëse lista juaj është e gjatë, kategorizoni detyrat: gjëra që duhet të bëni, gjëra që mund të presin, gjëra që dikush tjetër mund t’ju ndihmojë. Ose me përparësi të lartë, mesme dhe të ulët. Pavarësisht se cilat janë kategoritë tuaja, organizimi i listës do t’ju japë një ndjenjë kontrolli mbi atë që duhet të bëni javën që vjen.
Një mënyrë tjetër për të luftuar Frikën e të Dielës është të ndryshoni perceptimin tuaj për të dielat. Bëni që e diela të jetë dita juaj. Qeraseni veten me vaktin tuaj të preferuar, bëni një maratonë filmash, kaloni pak kohë jashtë, pikturoni ose kërceni në dhomën tuaj të ndenjes gjithë ditën. Së shpejti do të filloni t'i prisni të dielat si një ditë tërësisht për veten tuaj. Nëse zakonisht lini punët e shtëpisë për të dielën, provoni t'i bëni ato së pari për t’i hequr qafe dhe shpërblejeni veten për punët e mirë bëra. Mund ta bëni këtë edhe për të hënën – caktoni diçka për të cilën do të ndiheni mirë të hënën ose gjatë javës, në mënyrë që në vend që të ndjeni frikë për fundin e fundjavës, të ndiheni të motivuar për ta përballuar javën.
Nëse ende ndjeni se truri juaj po punon në overdrive, provoni të dilni jashtë. Edhe një shëtitje rreth lagjes do t’ju heqë mendjen nga Sunday Blues dhe marrja e pak ajri të pastër do t’ju ofrojë një perspektivë të re. Kalimi i 10-15 minutave në natyrë duhet të jetë i mjaftueshëm dhe kur të ktheheni brenda, do të ndiheni të rigjeneruar. Nëse moti jashtë nuk duket bashkëpunues ose ecja nuk është për ju, një meditim i qetë ose ushtrimet e frymëmarrjes mund t’ju ndihmojnë gjithashtu të shpërqendroheni. Zgjidhni një vend të qetë, zini rehat dhe mbyllni sytë. Nëse nuk keni medituar kurrë më parë, ka burime dhe video të mrekullueshme online që mund t’ju ndihmojnë të kaloni nëpër të, dhe ju nevojiten vetëm 5-15 minuta.
Fatkeqësisht, fundjava gjithmonë do të përfundojë. Por duke përdorur këto teknika, mund të ndihmoni në zbutjen e Sunday Blues dhe të merrni një stimul humori përpara javës së zënë që vjen. Mos harroni që mirëqenia juaj mendore është prioriteti kryesor, dhe nuk duhet të ndiheni të shqetësuar ose të stresuar të dielave. Riprogramoni ditën tuaj që të mund të jeni ndryshimi për veten tuaj, çdo ditë të javës.
Kujdesi për shëndetin mendor është një rrugëtim dhe Bliss është këtu për të të ndihmuar në çdo hap. Konsultohu me një psikolog online të verifikuar në Bliss.al. 💜