Të gjithë ndihemi të vetmuar, po askush nuk po flet…

Të gjithë ndihemi të vetmuar, po askush nuk po flet…

Prandaj duhet ta thuash me zë të lartë, dhe ja si ta bësh.

Grupi i whatsapp-it është plot me notifications dhe kalendarin e ke të zënë plot me plane edhe pse nuk ke ndërmend t’i bësh të gjitha. Por prapë, nuk e shmang dot ndjesinë e zbrazëtisë në stomak tek sa sheh Insta stories apo bën scroll fotot në telefon. Suprizë! Pavarësisht se jemi “të lidhur” me njerëzit e tjerë 24/7 në botën dixhitale, ne, miq të dashur, jemi të vetmuar. 

Është pak a shumë simptomë e garantuar e të jetuarit në një kulturë që adhuron individualizmin dhe ku mediat sociale dhe teknologjia na bëjnë të ndihemi sikur nuk jemi mjaftueshëm. Por, njëkohësisht, e bëjnë shumë të lehtë plotësimin e nevojave tona bazike pa pasur nevojë të interaktojmë me njerëz të tjerë (eh, dizavantazhet e të porositurit ushqim në shtëpi).  

Përtej sfidave të jetuarit në shekullin 21, ka një sërë faktorësh personalë që na lënë të zhytemi në vetminë tonë, edhe kur kemi miq të mirë. Kemi tendencën për të përjetuar vetmi kur ndjejmë se duhet të fshehim pjesë të tonat që kemi merak se do na refuzohen, kur ndihemi sikur kemi ngelur mbrapa në jetë, e shumë e shumë arsye të tjera.

Edhe pse i gjithë thelbi i të pasurit shoqëri është të kesh njerëz me të cilët mund të tregohesh real, të flasësh për faktin që ndihesh i/e vetmuar tingëllon tmerrësisht e sikletshme. Jo vetëm që ke frikë nga turpi për vetminë tënde, por rrezikon të gjykohesh nga miqtë e tu ose potencialisht t’i lëndosh. Faleminderit, por jo faleminderit!

Por ja si është puna ama: Të flasësh për vetminë është në fakt një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bësh për t’u ndjerë më pak e/i vetmuar. Të premtoj! Sa herë jemi vulnerabël dhe ndajmë pjesë tonat për të cilat kemi turp apo jemi shumë të vetëdijshëm, ne thellojmë lidhjet emocionale dhe ulim ndjesinë e vetmisë. Kur ato pjesë tonat pranohen, në fund të fundit ndihemi më të sigurtë dhe më afër me njerëzit që i ndamë. 

Ah, dhe gjëja tjetër? Duhet t’i lejosh miqtë që ta ndajnë faktin që ndihen të vetmuar gjithashtu - thjesht të kuptuarit që nuk jemi vetëm në vetminë tonë, na bën të ndihemi më pak të izoluar. 

Por duke qenë se mund të jetë e sikletshme t’i thuash miqve se ndihesh vetëm, ja disa këshilla që mund të ndihmojnë. 

Mundohu ta kesh të qartë se çfarë do në të vërtetë nga miqtë e tu

Atëherë, ke vendosur t’i thuash miqve se ndihesh vetëm - edhe? Që miqtë të të suportojnë sic duhet, duhet t’u thuash se çfarë të nevojitet, që do të thotë se ti duhet ta dish se për çfarë ke nevojë. Do thjesht të dëgjohesh dhe ta dish që nuk je vetëm? Ke nevojë të ta kujtojnë se të duan dhe të kanë xhan? Duke identifikuar nevojat e tua, mund t’i planifikosh më mirë bisedat që më pas të të përmbushen. Për shembull, mund të thuash diçka të tipit “Së fundmi jam ndjerë goxha vetëm dhe do të më ndihmonte XYZ. A bëhesh për t’u takuar që të kem mundësi të hapem me ty për XYZ?”

Zgjidhe audiencën tënde me kujdes

Ndoshta kjo është evidente, por në emër të Beyoncé, ji selektiv se me kë i ndan ndjenjat! Zgjidh një shok/shoqe të besuar për t'u hapur. Ndarja e ndjenjave me dikë që e mendon si paragjykues ose shpërfillës mund të ketë efektin e kundërt e asaj që dëshiron. 

Nise bisedën gradualisht

Ta gjuash topin direkt në territor të panjohur është pak si e tepërt, ndaj testo një herë ujërat duke e hapur temën në mënyrë indirekte. Përmend një postim në rrjetet sociale që ke parë së fundmi ose një podcast që ke dëgjuar për vetminë (ose ose..pikërisht këtë artikullin që po lexon tani) dhe shiko se çfarë ndodh. Madje, më pas, mund të pyesësh shoqen/kun tuaj nëse dhe ata ndihen ndonjëherë të vetmuar përpara se të fillosh të ndash gjëra për veten.

Mos prit që miqtë t’i rregullojnë të gjitha

Është tunduese të përdorësh miqtë që të ndihmojnë të kuptosh dhe të kapërcesh vetminë tënde, por kjo thjesht nuk është realiste (ose e drejtë!) për askënd. Miqtë e tu, ka shumë gjasa që të kenë përzemër dhe dëshirojnë të të ndihmojnë, por ata mund të mos i kenë të gjitha përgjigjet menjehërë (ose asnjëherë). Vetëm ti (ndoshta me ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor) mund të bësh punën e vërtetë të brendshme këtu, kështu që shpreh vlerësimin për mbështetjen e miqve dhe respekto limitimet e tyre duke mbajtur parasysh se ata nuk janë terapistë. Dhe, në fund të fundit, edhe vetëm ndarja e këtyre ndjesive me njëri-tjetrin ndihmon shumë.

Praktikoje si filim me një profesionist/e

Mbase mund ta kesh më të lehtë ta flasësh me një psikolog/terapist-e, puna e të cilëve është të dëgjojnë ty. Praktika e të folurit për vetminë mund të eliminojë një pjesë të stigmës dhe të të japë besimin për të folur për këtë temë edhe me të afërmit e tu. Ashtu si dhe me probleme të tjera, vetmia mund të bëhet shumë problematike nëse fshihet dhe përjetohet me turp, kështu që hapi më i rëndësishëm është të gjesh dikë me kë mund të flasësh. 

Thjesht. Bëje.

Edhe pse të gjesh kohën dhe vendin e duhur për të folur është definitivisht ide e mirë, thjesht nxirre. Të ndihesh vetëm është shumë izoluese, kështu që mos prit për momentin apo ligjëratën perfekte për të folur me shoqen/shokun që ndihesh e/i vetmuar. Do kurajo të jesh vulnerabël dhe nuk po jep një TED Talk! Bisedat mes miqsh supozohet të jenë imperfekte dhe lëmsh, veçanërisht ato që janë të sikletshme. Kjo është bukura e të qenit njerëzor! Kështu që thjesht nxirre, imagjino sa mirë do ndihesh pasi të jesh hapur me dikë. 

💬 Hapi i parë drejt një shëndeti mendor më të mirë është shpesh më i vështiri, por Bliss është këtu për të të mbështetur gjatë gjithë rrugës. Konsultohu me një psikolog online të verifikuar në bliss.al. 💜

Read more

Tags